Trupat ruse janë “konsoliduar në qendër të qytetit” të Severodonetsk-ut, tha zyrtari ukrainas
Trupat ruse po “sulmojnë” qytetin lindor të Severodonetsk dhe janë “konsoliduar në qendër të qytetit”, tha të mërkurën kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, Serhiy Hayday.
Rusia kreu sulme të martën në “qarqet veriore, jugore dhe lindore të Severodonetsk”, tha Hayday.
“Dhe rusët tani kontrollojnë “shumicën” e qytetit. Rusët po sulmojnë, po konsolidohen në qendër të Severodonetsk, ndërkohë që vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objektet industriale,” dhe gjithashtu duke shkatërruar shtëpitë e banimit brenda dhe përreth qytetit”, tha ai, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv
Hayday tha se një sulm ajror rus goditi një rezervuar me acid nitrik në një fabrikë kimike në Severodonetsk në orën 18:55 me kohën lokale të martën. Policia e Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut ka fajësuar forcat ukrainase për shpërthimin./21Media