Trupi i Hoxhës ishte mbuluar me zhavor e gurë, arrestohet miku i tij

Policia e Tiranës ka arrestuar Fredi Rrushin si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet sot paradite në zonën e Dajtit.
Trupi i pajetë i 43 vjeçarit, i zhdukur prej 20 tetorit 2021, ishte mbuluar me zhavor e gurë në Qafë-Mollë në një greminë.
Policia kishte gjurmuar lëvizjet e Fredi Rrushit, mikut të biznesmenit për të zbuluar mesditën e djeshme (5 nëntor) në zonën e Dajtit një xhup të gjakosur që i përkiste Ruzhdi Hoxhës. Më pas ka ndërmarrë operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit.”
“Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha” informoi p Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës” informoi sot policia e Tiranës
Policia thotë se autori i këtij krimi është miku i tij, Fredi Rrushi i cili ishte arrestuar më 26 tetor 2021, “si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje”
Ruzhdi Hoxha ishte zhdukur nga banesa më 20 tetor, ndërsa djali i tij kishte bërë denoncimin më 24 tetor.

Back to top button