Truss akuzon forcat e Putinit për krime lufte pas bombardimeve ruse të shkollës

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss akuzoi forcat e Vladimir Putinit për krime lufte sot pasi një bombë ruse goditi një shkollë në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.
Rreth 90 persona ishin strehuar në ndërtesë kur bomba goditi, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe 60 të tjerë ka gjasa të kenë vdekur nën rrënoja, tha guvernatori i atij rajoni, Serhiy Gaidai.
Sot, Truss shkroi në Twitter ”E tmerruar nga sulmi i fundit i Rusisë në një shkollë në Luhansk, që rezultoi në vdekjen e njerëzve të pafajshëm të strehuar nga bombardimet ruse. Synimi i qëllimshëm i infrastrukturës civile përbën krime lufte. Ne do të sigurojmë që regjimi i Putinit të mbahet përgjegjës”./21Media

Back to top button