Trusti i gatshëm t’i zbatojë vendimet e kuvendit për 30 përqindëshin

Pas një rënie të vlerës së investimeve në shkurt prej 4 për qind ose 90 milionë euro në fondin e Trustit, në mars, sipas drejtuesve të Bordit të Trustit, gjysma e kësaj humbje është rikuperuar ose zvogëluar në 55 milionë euro ose 2.4 për qind.
Në një raportim para deputetëve në Komisionin Parlamentar për Buxhet, përfaqësuesit e Trustit kanë thënë se viti i shkuar ka qenë vit me vlerën më të lartë të kthimit të investimeve në histori, me 227 milionë euro. Nga fillimi i funksionimit të Trustit, kthimi i investimeve ka qenë mbi 720 milionë euro.
Ruzhdi Morina, kryesues i Bordit Drejtues të Fondit Pensional gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të luftës në Ukrainë”,
Morina ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqindëshit nga ana e qytetarëve.
“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, ka thënë ai./21Media

Back to top button