“Pritet rritje e ekonomisë gjatë viteve 2018-19”

Ekonomia greke pritet të ketë një rritje gjatë vitit 2018 dhe 2019, deklaroi sot në Patra ministri grek i Financave, Euklid Tsakalotos

Duke folur në konferencën IX rajonale mbi rindërtimin produktiv, Tsakalotos deklaroi se sipas një njoftimi zyrtar, Greqia do të rikthehet në tregjet ndërkombëtare këtë javë.

“Greqia kthehet këtë javë në tregjet ndërkombëtare”, deklaroi Tsakalotos në këtë konferencë.

Midis shumë përmirësimeve të tjera në ekonomi, ministri deklaroi se sektorët bazë të ekonomisë greke ishin rrjetet e energjisë, transporti, portet, trenat, telekomi dhe natyrisht sektori i bujqësisë.

Gjithashtu, ministri i Financave, Tsakalotos tha se Greqia kishte nevojë për bankën e saj të investimeve si edhe të zgjidhte planet për investime.

Back to top button