Tuchel lavdëron paraqitjen e Saul

 
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ishte i lumtur me paraqitjen e mesfushorit spanjoll Saul në ndeshjen e Chelseat në Carabao Cup kundër skuadrës së Southamptonit.
Kalimin tutje në çerekfinale Chelseat ia siguroi faza e penalltive, ku penalltia vendimtare e fitores së “Bluve” u shënua nga mbrojtësi Reece James.
Penalltia e James ia siguroi fitoren 4:3 skuadrës së Tuchel, pasi që për kundërshtarët ishin Theo Walcott dhe Will Smallbone të cilët dështuan që të konvertojnë me gol nga pika e bardhë.
Në këtë fitore u paraqit edhe mesfushori spanjoll Saul Niguez, i cili ka impresionuar trajnerin Thomas Tuchel me paraqitjen e tij mbrëmë.
“Ai kishte një ndeshje të mirë, një hap i madh në rrugën e drejtë për të. Unë jam i lumtur. Ne menduam që ai do të ketë probleme me intensitetin e lojës në minutën e 70’ por ai vazhdoi mirë e më mirë, kishte shanse dhe goditje drejt portës”, tha Tuchel.
“Ne menduam që ta lëmë të luaj dhe t’i japim atij minutazhë. Ishte një hap i mirë për të”, shtoi trajneri gjerman.
Që nga transferimi i tij si huazim nga Atletico Madridi te Chelsea, mesfushori spanjoll Saul Niguez ka arritur të bëjë vetëm 4 paraqitje për “Blutë” e Londrës.

Back to top button