Gjykata Evropiane vendos që Polonia të paguajë 1 milion euro në ditë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Poloninë që të paguaj një dënim prej 1 milionë euro në baza ditore për shkak se ka refuzuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.
Komisioni Evropian kërkoi gjobitjen muajin e kaluar pasi autoritetet polake nuk respektuan një vendim të mëparshëm të muajit korrik që urdhëronte pezullimin e menjëhershëm të aktiviteteve të dhomës.
“Përmes vendimit të sotëm zëvendëspresidenti i Tribunalit detyroi Poloninë të paguajë një dënim prej 1 milion euro në ditë, duke e llogaritur nga data në të cilën ky vendim i është dorëzuar Polonisë”, ka njoftuar Gjykata.
Ka kohë që Bashkimi Evropian dhe Polonia janë përfshirë në mosmarrëveshje në lidhje me reformat në gjyqësor të këtij vendi.
BE-ja ka thënë se ato e dëmtojnë pavarësisë e sistemit gjyqësor./21Media

Back to top button