Tuchel paralajmëron Juventusin dhe flet për gjendjen e Lukakut

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është ende i pasigurt për disponueshmërinë e Romelu Luakakut para sfidës kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por këmbëngul se “Blutë” duhet të mposhtin “Zonjën e Vjetër” nesër.
Kjo është një përplasje vendimtare për të përcaktuar fituesin e Grupit H pasi Juventusi tashmë është kualifikuar në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea ka nevojë për një pikë në dy ndeshjet e fundit.
Ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka një muaj që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por mund të rikthehet kundër “Bianconerëve” dhe trajneri gjerman ka folur rreth kësaj çështjeje.
“Nuk jam ende i sigurt për Lukakun. Ai dukej mirë në stërvitje dje, do të shohim reagimin. Ai ka një takim me mjekët dhe fizioterapeutët. Duhet të presim deri në momentet e fundit”, ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
Ai ka folur edhe për sfidën e nesërme, me ç’rast ka thënë se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitore në ballafaqim.
Ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Juventusit do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich mund të jetë nesër në Stamford Bridge.

Back to top button