Tuna po martohet?

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna ka rrëmbyer vëmendjen me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka qenë sot në dyqanin e dizajnerit Valdrin Sahiti, nga ku ka bërë një video duke e reklamuar koleksionin e vellove të krijuar nga ai. Tuna ka shkruar se është e gatshme për vellon e tretë, e cila zgjon dyshime se mos vallë do të martohet sërish.
N ‘konsultë te ky shoku jonë ma i talentum për vellon e tretë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Ndryshe, “Prej Teje Se Prita” është projekti i fundit muzikor nga Tuna në bashkëpunim me NRG Band. Kënga e publikuar më 13 dhjetor ka arritur mbi 3 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button