Tupat ruse dëbohen nga Mykolaiv dhe Aeroporti në Ukrainë
Trupat ruse janë dëbuar nga qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari i qeverisë ukrainase, Andriy Yakobchuk i cili ka thënë se luftimet po vazhdojnë në periferi.
Ndërkohë, Forcat Tokësore të Ukrainës postuan pamjet që supozohet se tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit dhe një flamur të ngritur ukrainas, transmeton rtv21.tv
Raportet më herët thanë se trupat ruse kishin hyrë në qytetin me vendndodhje strategjike me rreth 500,000 banorë./21Media