Turqia bombardon kurdët në Siri, 12 të vdekur

Ministria turke e mbrojtjes ka njoftuar se ka kryer sulme mbi bazat e militantëve kurdë në Sirinë veriore dhe Irakun verior.
12 persona kanë humbur jetën në qytetin kufitar sirian të Kobanit dhe janë raportuar dhjetëra të lënduar.
Turqia tha të martën se planifikon të ndjekë objektiva në Sirinë veriore pasi të përfundojë një operacion ndërkufitar kundër militantëve të PKK-së në Irak, pas një bombe vdekjeprurëse fundjavën e kaluar në Stamboll.
Qeveria ka fajësuar militantët kurdë për shpërthimin në rrugën Istiklal të Stambollit më 13 nëntor që la të vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të lënduar./21Media

Back to top button