Shiu e erërat shkaktojnë dëme në Malishevë

Lajm i përditësuar

Erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve në Komunën e Malishevës.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj komune, ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës.

“Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Sipas Shalës, drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë.

Lajm i përditësuar

Pas Fushë Kosovës dhe Drenasit, edhe në Gjakovë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

KRU “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të motit në vend, banorëve të disa fshatrave u është ndërprerë furnizimi me ujë.

“Ndërprerje e furnizimit me ujë-Reka e Keqe. Si pasojë e situatës së krijuar nga të reshurat njoftojmë se kemi problem me furnizim për banorët e fshatrave të Rëkës së Keqe të cilëve aktualisht ju është ndërprerë furnizimi me ujë”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, për banorët e fshatit Gërqinë, uji nuk është i pijshëm për shkak të turbullirës.

“Poashtu njoftojmë banorët e fshatit Gërqinë të cilët furnizohen përmes burimit vetanak për momentin uji nuk është i pijëshëm si pasojë e turbullirës. Sigurojmë konsumatorët se ekipet e KRU “Gjakova” janë mobilizuar që në orët e para të ditës në stabilizim të gjendjes!”, përfundon njoftimin i KRU “Gjakova”

Lajm i përditësuar

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa vende.

Peja e Istogu janë ndër vendet që u prekën nga këto vërshime.

Pamje nga atje janë publikuar në Facebook.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Junikut, Besfart Tofaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për kujdes të shtuar pas motit që po mbretëron në vend

Tofaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, niveli i ujit në Lumin Erenik ka bërë që të rritet dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button