Turqia ka nisur bisedimet me Rusinë mbi marrëveshjen e pezulluar për grurin

Turqia ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, pavarësisht se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj.
“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, tha Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Turqia ka nisur bisedimet me Rusinë mbi marrëveshjen e pezulluar.
Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në nismë këtë fundjavë, për shkak të një sulmi të madh me dronë në flotën e saj në Detin e Zi në Krime, gjë për të cilën ka akuzuar Ukrainën.
SHBA-të dhe Turqia janë dy pjesëmarrës kryesorë të marrëveshjes, e cila u sigurua në korrik.
Presidenti amerikan, Joe Biden kritikoi lëvizjen e Rusisë dhe tha se kjo do të ‘rrisë urinë në vend’./21Media

Back to top button