Gjilanasit i merret patentë shoferi për tre muaj për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘’Egnatia’’ në Kamenicës.
Sipas njoftimit, në këtë pikë të kontrollit Policia ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë 40 km/h ka vozitur me shpejtësinë 106 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, i është konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj dhe 3 pikë negative./21Media

Back to top button