Turqia miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO

Turqia ka miratuar më në fund kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave disamujore duke vazhduar gjithashtu të bllokojë Suedinë nga bashkimi me aleancën ushtarake.

Parlamenti turk votoi unanimisht në favor të anëtarësimit të Finlandës të enjten, duke pastruar pengesën e fundit në procesin e pranimit.

Votimi përmbush “premtimin” e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të lejuar Finlandën në aleancën e mbrojtjes. Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë vetëm të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Finalndës, Sauli Niinisto, në rrjetin social Twitter.

“Finlanda është tani e gatshme të i bashkohet NATO-s dhe po pret që edhe Suedia të bashkohet në të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera, ku edhe falënderoi 30 vendet anëtare për besimin.

Back to top button