Turqia nuk lejon vizitën e deputetëve gjermanë në Inxhirlik
Nëse Berlini ndërmerr “hapa pozitivë” ka gjasa që Ankaraja të rishikojë këtë vendim
Shefi i diplomacisë turke, Melvut Çavushoglu, ka thënë se tash për tash nuk mund të lejohet vizita e deputetëve gjermanë në bazën ajrore Inxhirlik, ku ndodhen trupat gjermane, por ka gjasa që Ankaraja të rishikojë këtë vendim nëse Berlini ndërmerr “hapa pozitivë”, shkruan Reuters.
Turqia ka ndaluar deputetët gjermanë që të vizitojnë rreth 250 ushtarë gjermanë të stacionuar në bazën ajrore Inxhirlik, të cilët ndodhen aty në pajtim me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islam./21Media