Turqia pranon të fillojë procesin për anëtarësimin e Finlandës në NATO

Turqia ka vendosur të nisë procesin e ratifikimit të pranimit të Finlandës në NATO, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara të premten.

“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit parlamentar të Protokollit të pranimit të Finlandës në NATO,” tha Erdogan.

Finlanda së bashku me Suedinë – të dyja njoftuan synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok.

Erdogan tha se beson se NATO “do të bëhet edhe më e fortë nëpërmjet anëtarësimit të Finlandës” dhe “do të luajë një rol më efikas në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global”.

“Me përfundimin e procesit të ratifikimit, marrëdhëniet tona me Finlandën do të forcohen në bazë të Aleancës së NATO-s”, tha ai./21Media

Back to top button