Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të premten ka lëshuar urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

ICC-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Maria Lvova-Belova.

Lvova-Belova është zyrtarja ruse në qendër të skemës së supozuar për të dëbuar me forcë mijëra fëmijë ukrainas në Rusi.

Sipas Gjykatës, krimet janë kryer në Ukrainë nga 24 shkurt 2022 – kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë./21Media

Back to top button