Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ahmet Yildiz  në Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka thënë se marrëdhëniet tradicionale miqësore Kosovë-Turqi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se Ankaraja zyrtare do të vazhdojë përkrahjen për shtetin e Kosovës.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e MAP-it, Mahir Yagcilar, në të cilin u diskutua për aspektet dhe rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Me këtë rast, Yagcilar pasi falënderoi zëvendësministrin Yildiz, për vizitën e realizuar në MAP, e njoftoi me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.

Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike.

Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button