Kaloni te përmbajtja kryesore

Turqia vlerëson përpjekjet për krijimin e korridorit të sigurt detar për grurin e Ukrainës

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i tha homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate të hënën se Ankaraja i kushton “rëndësi të veçantë” përpjekjeve për të krijuar një korridor të sigurt për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës nga deti.
Të premten, Zelensky tha se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia përmes Detit të Zi dhe Detit Azov, transmeton rtv21.tv.
Erdogan i tha Zelenskyt, sse Turqia bëri çdo përpjekje për të vazhduar negociatat midis Moskës dhe Kievit dhe është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje, përfshirë ndërmjetësimin.
Erdogan i tha gjithashtu udhëheqësit ukrainas se Turqia do të mirëpriste në parim bashkimin e një qendre të mundshme monitorimi me bazë në Stamboll me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara.
Erdogan foli gjithashtu me Putin të hënën, sipas deklartaës nga Kremlini udhëheqësi rus tha se Moska do të mbështeste një eksport “të papenguar” të grurit ukrainas nga portet ukrainase.
Të dy udhëheqësit patën një diskutim “të plotë” mbi “temën e bashkëpunimit dypalësh, kryesisht në sferën tregtare dhe ekonomike”, tha Kremlini.
“Kur u diskutua për situatën në Ukrainë, theksi u vu në çështjet e sigurimit të lundrimit të sigurt në Detet e Zi dhe Azov”, shtoi ai.
Sipas Kremlinit, Putini përcolli “gatishmërinë” e Rusisë për “lehtësimin e tranzitit të papenguar detar të mallrave në koordinim me partnerët turq”, duke shtuar se ky qëndrim “zbatohet për eksportin e grurit nga portet ukrainase”.
Rusia është gjithashtu e gatshme të “eksportojë vëllime të konsiderueshme të plehrave dhe produkteve bujqësore” nëse sanksionet e vendosura ndaj vendit “hiqen”, shtoi Putin sipas deklaratës së Kremlinit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button