Tusk tregon cila është fitorja më e sigurt për Evropën

Tusk: Fitorja e Makron ose Fijon, do të ishte më e sigurt për Evropën

Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi të shtunën se për Evropën më e sigurt do të ishte që francezët në zgjedhjet presidenciale të votojnë për ndonjërin nga kandidatët pro-evropianë, Emanuel Makron ose Fransoa Fijon.

Tusk ka vlerësuar se në rrethin e dytë do të hyjë kandidatja nacionaliste Marin Le Pen.

“Shpresoj dhe këtë e them për interesin evropian dhe polak, se finalja në Francës nuk do të kalojë pa ndonjë befasi dramatike”, ka thënë për mediat polake, Tusk në Sopot, në veri të Polonisë, ku festoi 60-vjetorin e lindjes së tij.

Ai theksoi se dëshiron të jetë neutral, por se për Evropën do të ishte më e sigurt që në rrethin e parë dhe më vonë eventualisht në rrethin e dytë të fitojnë kandidatët pro-evropianë.

“Në Francë më së shumti me orientim pro-evropian dhe më i sigurti nga këndi i ngushtë i interesit të Polonisë është Emanuel Makron, si dhe bashkëluftëtari im nga familja politike dhe miku im Fransoa Fijon, i cili ndoshta pak është euroskeptik, por edhe ai është zgjedhje e sigurt për Evropën dhe Poloninë”, ka thënë Tusk.

Sipas tij, hyrjen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë më 7 maj mund ta sigurojnë edhe Makron dhe Marin Le Pen./21Media

Back to top button