City përgatisin 50 milionë funte për Bonuccin

Leonardo Bonucci e ka dëshmuar se është një nga qendër mbrojtësit më të mirë në botë

Kjo e ka bërë që të kërkohet nga shumë skuadra, mirëpo Juventus ngurrojnë që ta prishin partneritetin Chiellini-Bonucci.

Por këtë mund ta ndryshojë Manchester City, që kanë gati 50 milionë funte për italianin 29 vjeçar që është pjesë e Juventusit tash e 7 vite, shkruan rtv21.tv.

Kjo do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, por City janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë për të mundur konkurrencën nga Chelsea dhe Manchester United./21Media

Back to top button