Twitter dhe Elon Musk takohen në gjyq në tetor

Twitter dhe Elon Musk do të përballen në gjyq në tetor.
E gjithë situata e krijuar erdhi si pasojë e asaj që miliarderi ‘i ra pishman’ për marrëveshjen 44 milardë dollarëshe për blerjen e Twitter-it.
Në fillim të këtij muaji, Musk njoftoi se po anulon marrëveshjen për shkak të shqetësimeve se sa llogari të rreme janë në Twitter.
Pasiguria e shkaktuar nga kërcënimi i Musk për t’u tërhequr nga marrëveshja “i shkakton dëm Twitter-it çdo orë të çdo dite”, tha në seancën dëgjimore Bill Savitt, avokati kryesor i Twitter.
Avokatët e Musk argumentuan se u duhet më shumë kohë për të hetuar shqetësimet e tij mbi shifrat e përdoruesve të Twitter-it dhe se gjyqi nuk duhet të zhvillohet përpara shkurtit.
Andrew Rossman, avokati i Musk, e quajti kërkesën e Twitter-it për një gjyq në shtator “krejt të pajustifikueshëm”, duke thënë se do të duheshin muaj për të analizuar të dhënat e Twitter-it dhe për të konsultuar ekspertët.
Twitter ka thënë prej kohësh se vlerëson se më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm nuk janë njerëz të vërtetë.
Musk thotë se beson se shifra e vërtetë është shumë më e lartë, por nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimin e tij se Twitter po keqinterpreton përhapjen e llogarive të rreme në platformë./21Media

Back to top button