Twitter përfundimisht ia bën “block” Trumpit

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është pezulluar përgjithmonë nga Twitter “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Twitter tha se vendimi u mor “pas rishikimit të shkrimeve të fundit nga llogaria @realDonaldTrump”.

Kjo vjen mes një spastrimi të platformave në internet të përdorura nga Trump dhe mbështetësit e tij, transmeton rtv21.tv.

Disa ligjvënës dhe të famshëm kanë bërë thirrje për vite me radhë në Tëitter për të ndaluar Trump plotësisht.

Ish Zonja e Parë, Michelle Obama shkroi në Twitter të enjten se gjigantët e Silicon Valley duhet të ndalojnë të mundësojnë “sjelljen monstruoze” të Trump dhe ta dëbojnë atë përgjithmonë.

Trump ishte bllokuar nga llogaria e tij për 12 orë të mërkurën pasi ai i quajti njerëzit “të cilët kishin sulmuar Kongresin amerikan” patriotë

Qindra mbështetës të tij hynë në kompleks ndërsa Kongresi i SHBA-së u përpoq të konfirmonte fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale. Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.

Twitter paralajmëroi atëherë se do ta ndalonte Trump përgjithmonë nëse ai shkel përsëri rregullat e platformës./21Media

Back to top button