U arrestua 20 vjeçari i kërkuar në Podujevë

 

Një 20 vjeçar që ishte i kërkuar nga policia për “vjedhje të rëndë” u arrestua sot në fshatin Peran të Podujevës. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili informoi se policia po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

“Në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Peran të komunës së Podujevës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; · M. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.”, bëri të ditur Borovci.

20 vjeçari pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Së këndejmi që nga 01 janari 2021 e deri më sot, në kuadër të realizimit të urdhëresave, urdhër arresteve si dhe letër rreshtimeve, policia e rajoni të Prishtinës ka kryer 223 arrestime të personave të shpallur në kërkim dhe të dënuar nga Gjykata si autor të veprave të ndryshme penale.”, bëri të ditur tutje policia./21Media

Back to top button