U arrestua autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme, ku ndërroi jetë një 33-vjeçar. Policia e Durrësit bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ai është Arbër Koti, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote. Koti ishte shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë.

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.”, njoftoi policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./oranews