U arrestua i dyshuari që rrëmbeu vajzën në Istog
Policia sot informoi se të mërkurën ka ndodhur një rrëmbim në fshatin Drejë të Istogut, ndërsa dje është arrestuar i dyshuari B.SH, e ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra.
Siç informoi policia, viktima e rastit pas intervistimit është liruar dhe i është dorëzuar familjes.
“Më datë 18. 02 2021 rreth orës 17:30 minuta Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, është informuar për një rrëmbim në fshatin Drejë të Istogut. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevente. Më datë 22. 02. 2021 pas një pune operativo-hetimore të njësiteve të hetimeve rajonale është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B. SH. me ç ‘rast është konfiskuar automjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vepra. Gjatë bastisjes së automjetit janë gjetur dhe konfiskuar: një revole TT cal. 7.62, dy karikatorë, njëzetë e nëntë fishekë, një maskë dhe një brisk.”, informoi policia.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë./21Media