Vidhen para në një xhami

 

Policia sot informoi se disa persona mbrëmë kanë vjedhur 170 euro në një xhami në Gjakovë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për rtv21.tv ka informuar se janë dëmtuar edhe dy dollapa dhe një kamerë e sigurisë.

“Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares se pasme te Xhamis se Qylit, N/N persona kane thyer xhamin dhe përmes dritares kane depërtuar brenda ku pastaj kane thyer edhe kacen e Sadakas (ku mblidhen te holla) dhe kane vjedhur 170 Euro, po ashtu kane dëmtuar edhe dy dollapa dhe një kamere te sigurisë. Ne vend te ngjarjes kane dal njësite relevante policore dhe eshte njoftuar prokurori kujdestar.”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Ndërkohë, rasti është nën hetime./21Media

Back to top button