U arrestuan 13 persona

 

Policia ka arrestuar të shtunën pas mesnate 13 persona në dy festa shtëpiake në Shkup, për shkelje të masave anti-Covid-19.

“Më 17.01.2021 në orën 2:45, pas marrjes së informacioneve se në banesën në rrugën ‘Rajko Zhinzifov’ në Shkup ka muzikë dhe nuk respektohen masat për mbrojtje nga COVID-19, policët e SPB Shkup, me urdhër gjyqësor, ka kontrolluar banesën në pronësi të S.G (34) nga Shkupi. Më pas, në banesë është gjetur edhe K.D (33), S.S (27), E.J (26), E.R (35), R.M (29), T.T (26)”, është  bërë e ditur në njoftimin e policisë.

Në të njëjtën periudhë, sipas policisë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërhyrë në një bensë në rrugën “Ekisie Popovski Marko” nga ku janë zbuluar disa persona K.Z (20), B,L (20), R.A (20), S.K(21) të gjithë nga Shkupi dhe V.O (20) nga Manastiri), shkruan TV21./21Media

Back to top button