U arrestuan pesë persona që u kapën më 220 kg substancë narkotike

Dyshohet që sasinë e marihuanës kanë dashur ta transportojnë jashtë vendit

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot bëri të ditur se janë arrestuar pesë të dyshuar pë veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Koosvës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura”, bëri të ditur Prokuroria Themelore.

Personat e arrestuar, siç bëhet e ditur, dyshohet që sasinë e marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Priokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati dhe se me urdhër të Prokurorit të Shetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button