Vendi që shpalli emergjencë kombëtare për shkak të përdhunimeve

Fajtorët do të përballet me burgim të përjetshëm

Presidenti i Sierra Leones ka shpallur emergjencë kombëtare për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend.

Julius Maada Bio ka thënë se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.

Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që është njoftuar në vitin e kaluar në Sierra Leone (Afrikë) ishin ndaj të miturve.

Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor është tabu të flasësh për kirimet seksuale.

“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, ka thënë presidenti Bio kur shpalli emergjencën.

Ai ka shtuar se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

Përveç kësaj, Bio ka thënë se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste.

Back to top button