U bëhet thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë më herët blerjet për Vitin e Ri
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë”, kjo është thirrja e radhës e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh).
Kur ka mbetur edhe një ditë që të përmbyllet viti 2021 dhe festohet nata e Vitit të Ri, MSh përmes një postimi në “Facebook” u ka sugjeruar qytetarëve që të planifikojnë blerjet më herë me qëllim që t’i shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.
“Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, ka thën Ministria.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm. #COVID19 FestoniTëSigurt#Vaksinohu”, thuhet në shkrimin e MSh-së.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 33 raste të reja me COVID./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?