U bllokuan nga bora, shpëtohen personat që ngecën në malet e Osogovës

Janë shpëtuar persona që mbrëmë me automjet kanë ngecur në dëborë në afërsi të Ponikvës, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Siç sqarojnë nga QMK, të ngecurit në dëborë në afërsi të Ponikvës në Malet e Osogovës janë dërguar në vend të sigurt, ndërsa automjeti është nxjerrë nga dëbora.

“Kjo është informata e shkurtër nga terreni pas operacionit të shpëtimit të shërbimit malor të shpëtimit vullnetar “Osogovë” nga Koçani, MPB-së dhe subjekteve dhe qytetarëve të tjerë të angazhuar. Konkretisht, dje në ora 17:45 është marrë informacion për persona të ngecur me një automjet për terren në dëborë në Ponikavë, malet e Osogovës. QKM-ja ka kontaktuar menjëherë SHMSHV “Osogovë”, ndërsa në vendin ku kanë ngecur personat është dërguar një ekip i MPB-së me një automjet për terren. Zjarrfikësit ishin gati, nëse kishte nevojë për ta. Operacioni i djeshëm i shpëtimit u krye me sukses dhe në kohë, pavarësisht motit të ftohtë dhe me borë”, shtojnë nga QMK-ja./TV21

Back to top button