U godit me predhë në dorë, viktima po trajtohet në QKUK

 Një burrë nga Fushë Kosova ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që ishte lënduar në dorë me një predhë(plumb).

Stafi mjekësor ia ka larguar predhën nga dora viktimës, derisa ende nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button