U godit nga vetura, h*mb jetën një person në Pejë

Një burrë ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e goditjes nga një automjet në Pejë, raporton policia e Kosovës.

Menjëherë pas ngjarjes viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete, ndërsa sipas policisë i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur.

Me vendim të prokurotit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa njësitet policore e kanë identifikuar të dyshuarin, dhe kanë gjetur veturën me të cilën është goditur këmbësori, të cilën e kanë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Policia rastin e ka cilsuar si “Aksident trafiku me fatalitet” i cili vazhdon të jetë nën hetime./21Media

Back to top button