U hap zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot informoi se tashmë është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më datën 1 shkurt 2021, siç informoi MPJD, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi bëri zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jeruzalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.”, bëri të ditur MPJD.

Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael, sipas MPJD-s%, reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem./21Media

Back to top button