Mustafa dha dorëheqje të parevokueshme

 

Isa Mustafa dha dorëheqje të parevokueshme në Kuvendin zgjedhor të LDK-së. Ai sot falënderoi të gjithë në LDK-ë për bashkëpunimin e deritashëm dhe tha se ka besim që ky kuvend do të nxjerrë një kryetar të LDK-së që do ta çojë LDK-në përpara.

Rreth 350 delegatë nga 38 degë të LDK-së u mblodhën sot për ta vendosur se kush do të udhëheqë në dy vjetët e ardhshme. Deri më tani, publikisht janë tri kandidatura, pas tërheqjes së Anton Qunit. Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa janë pretendentë kryesorë për kryetar të LDK-së.

Back to top button