U kapën me heroinë dhe kokainë, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke

Arrestimi i shqiptarëve u bë si rezultat i dy operacioneve të ndryshme që policia greke zhvilloi për goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria.

Sipas mediave greke operacioni i parë u zhvillua në një zonë pyjore, në kufirin greko-shqiptar në Kostur, ku u kap një 25 vjeçar shqiptar, i cili po transportonte në këmbë 4 pako marijuanë me peshë totale 26 kg e 700 gram.

Kurse operacioni i dytë u zhvillua në zonën Agio Pandaleimona në Athinë ku u arrestuan 3 shqiptarë të tjerë.

Sipas autoriteteve helene, shqiptarët u kapën me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierjes dhe 10 tableta narkotike.

Policia sekuestroi gjithashtu në cilësinë e provës materiale edhe10.400 euro, 3 peshore, 8 celulare dhe 2 automjete.

Identiteti i shqiptarëve të arrestuar nuk është bërë i ditur nga ana e policisë greke./vizionplus

Back to top button