U konfiskuan 2.5 kg kokainë, një i arrestuar

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka njoftuar se Njësia e Antidrogës në rajonin e Prishtinës, në koordinimin me policinë gjermane kanë arrestuar një person, të cilit i kanë konfiskuar 2.5kg kokainë.

Sveçla gjithashtu ka bërë të ditur se përveç kokainës të dyshuarit i janë konfiskuar edhe tri armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete.

”Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka shkruar Sveçla në facebook./21Media

Back to top button