U arrestua personi i dyshuar, i shpallur publikisht në kërkim 

 

Policia ka informuar se dje është arrestuar personin Burhan Mehmet Cej, i cili ishte shpallur publikisht në kërkim për dy veprat penale “Vjedhje ne tentative” dhe “Prezantim i rremë”, i cili kishte ndodhur në Prizren.

“Me datë 28 prill 2021, policia rajonale në Prizren me autorizim të Prokurorit të Shtetit e shpalli publikisht në kërkim policor të dyshuarin Burhan Mehmet Cej, i lindur në vitin 1973, në Mitrovicë. Pas shpalljes publike hetuesit policor pranuar shumë informata për lëvizjet dhe qëndrimin e të dyshimtit, qytetarët bashkëpunuan ngushtë më policinë, dhe me datë 06 qershor 2021, i dyshimti i cili ishte në përcjellje të policisë nga Njësia e Inteligjencës për Persona të Arratisur (NJIPA) u ndaluan në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.”, ka bërë të ditur policia.

Pas ndalimit dhe arrestimit, siç ka bërë të ditur policia, është informuar prokurori, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orëve./21Media

Back to top button