“U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët”
Urimi i ministrit pas miratimit të ligjit për paga
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar pas votimit në Kuvend të Ligjit pë Paga në sektorin publik. Ismaili përmes një postimi në facebook ka uruar sektorin shëndetësor, me ç’rast ka shtuar se tani e gjithë vëmendja duhet të jetë te pacientët.
“U kry. Pagat më të larta në rajon për mjekët dhe infermierët tanë. Dekada e re për shëndetësinë tashmë ka nisur. I gëzofshi. Tani, e gjithë vëmendja te pacienti.”, ka shkruar ministri Ismaili në facebook.
Sot pas një debati 6 orësh, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Pagat. Teksti në përgjithësi më amendamentet e propozuara është votuar me 63 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim./21Media