U mbajt Kampionati i Peshkatarisë

Në liqenin e Livoqit në Gjilan u mbajt xhiroja e parë kualifikuese për Kampionatin e Kosovës në Peshkatari. Pjesëmarrësit tregojnë rëndësinë e garës dhe brengat e peshkatarisë sportive në Kosovë.
Mot I shkëlqyeshëm, bukuri natyrore e peshkatarë profesionistë. Mëngjesi I së dielës I gjeti peshkatarët kosovarë në liqenin e bukur të Livoqit në Gjilan, ku u zhvillua xhiroja e parë kualifikuese për Kampionatin e Kosovës në Peshkatari për kategorinë me tapë. Pjesëmarrës ishin 25 peshkatarë, të cilët përtej synimeve për rezultat sa më pozitiv, primare e kishin zbavitjen dhe kënaqësinë që të sjellë ky sport I veçantë. Pas ushqimit të zakonshëm, gara filloi. Peshkatari Jeton Mulolli tregon se cilin peshk e pret në grepin e tij për të krijuar peshë.
E peshkatarit Albert Bicaj, duket se fat i sjelli kamermani i RTV 21.
Kosova nuk ia doli të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Peshkimit që u mbajt në Kroaci, për shkak të neglizhencës që ka sjellë mos-antarësimin në Federatën Evropiane të Peshkatarëve.
Vendet e para në sektorët A, B dhe C i zunë Erzen Haxhiu, Driton Maksuti dhe Arben Shaqiri. Xhiroja e radhës mbahet të dielën e ardhshme, më 2 tetor në Liqenin e Badovcit./21Media

Back to top button