Kaloni te përmbajtja kryesore

U mbajt testi me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot organizoi mbajtjen e testit me shkrim për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të shtetit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.​
Në kuadër të këtij procesi morën pjesë 238 kandidatë, prej të cilëve 5 nga komunitet joshumicë dhe 93 kandidatë të gjinisë femërore.
Me këtë rast, siç u bë e ditur në komunikatë, Kryesuesi i Këshillit Prokuroial të Kosovës, Jetish Maloku, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni, mbikëqyri rrjedhën e plotë të mbajtjes së testit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button