U përfolën shumë për të njëjtin mbiemër, Marigona ka një përgjigjje për ”Krasniqi n’katror”

Pesë ditë më parë, Robin Krasniqi dhe modelja, Marigona Krasniqi e kanë kurorëzuar dashurinë me fejesë.
Çifti, fejesën e ka celebruar në një event privat me familjarët e ngushtë në ditën e tretë të 2022-tës.
Përmes rrjeteve sociale, Robini dhe Marigona kanë ndarë imazhe të ndryshme nga fejesa e ndër to janë edhe unazat që i kanë vendosur njëri-tjetrit.
Mirëpo, ajo që është komentuar shumë është pse të dy mbajnë mbiemrin Krasniqi dhe për këtë Marigona ka dhënë një shpjegim.
Modelja ka shpërndarë një fotografi ku shihet se 58 mijë e 199 kosovarë e kanë mbiemrin Krasniqi, prandaj sipas saj, ata nuk i kanë 58 mijë njerëz farefis.

Gjithashtu edhe Robin ka postuar një fotografi nga fejesa e tyre ku ka shkruar se i ka thënë po Marigonës, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur ”Të dua më shumë Krasniqi në katror”.


Çifti ka treguar për rtv21.tv se janë duke menduar për dasmë të madhe.
”Jemi në planifikim të dasmës, do të realizohet shumë shpejt dhe do të jetë dasmë e madhe, jo vetëm rrethi i ngushtë”, ka thënë Marigona për rtv21.tv./21Media

Back to top button