Referendumi për shkarkimin Bashës, kaq anëtarë të PD-së votuan deri në orën 15:00

 
Kryetarja e Komisionit Organizativ i grupit të rithemelimit, Albana Vokshi në daljen e dytë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me pjesëmarrjen e anëtarëve të Partisë Demokratike deri në orën 15:00.
Vokshi ka theksuar se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 34,105 delegatë demokratë të cilët kanë votuar shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ajo është shprehur se qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur deri në orën 17:00, ndërsa ka bërë me dije se në qendrën e votimit numër 1 në Tiranë, është tentuar që të pengohet votimi.
“Raportimi i radhës për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi ëhstë sipas komisionerëve në 107 qendra votimi deri në orën 15:00, jemi në qendrën e votimit numër 1, ku është tentuar pengimi i votimit nga ana e personave të porositur nga Lulzim Basha, ku është hedhur vaji dhe plastifikuar dyert, drinit, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës, kemi ndenjur larg provokimeve, dhe votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti për pengesë nga Rama në Bashkinë Cakran, komisionerët të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit, mos i mbyllin në 17:00.
Shkodër: 3,660 votues
Lezhë: 2670
Kukës: 1550
Dibër: 1559
Durrës: 4840
Tiranë: 7536
Elbasan: 2796
Berat: 893
Korçë: 2655
Fier: 3415
Gjirokastër, 1288
Vlorë: 1273
Në total shifra totale ka arritur në 34,105.”,  shprehet Vokshi./oranews

Back to top button