U publikuan imazhe gjatë varrimit, familja e këngëtarit paralajmëron masa

 

Më 19 maj ka vdekur këngëtari i njohur turk, Oğuz Yılmaz. Ai ishte 53 vjeçaar dhe humbi jetën si pasojë e sulmit në zemër.

Familja e këngëtarit të famshëm, reagoi pas publikmeve të fotografive të shumta ditën e varrimit.

”Ne i shikojmë me trishtim pamjet që u përhapen në platformat dixhitale, pamjet e varrimit të paautorizuara. Ne dëshirojmë t’ju informojmë se atëherë do të bëjmë atë që është e nevojshme. Mos harroni vdekja është për të gjithë. Atëherë do të takohemi para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga familja e këngëtarit.

Oğuz Yılmaz ishte këngëtar i njohur në Turqi, ai ishe bashkëpuntor i disa projekteve televizive me Ibrahim Tatlisesin.  Artisti ishte i martuar me Aylin Yılmaz  dhe ishte baba i dy fëmijëve./21Media 

Back to top button