U raportua i zhdukur, shpëtohet 84-vjeçari nga Prishtina që kishte rënë në një gropë

84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme,  është gjetur

Kjo u bë e ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, që ka publikuar edhe pamje nga momenti kur i moshuari është nxjerrë nga gropa.

84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.

Pastaj  të njëjtin e kanë dërguar në me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-s./21Media

Back to top button