U raportua se Behar Mjekiqi rrahu gruan, Prokuroria flet për RTV21

Sot u raportua se imami Behar Mjekiqi dyshohet se e ka rrahur gruan e tij të dytë dhe më pas e ka larguar dhunë nga shtëpia.
Lidhur me rastin, për portalin rtv21.tv kanë folur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë se prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasi “Dhunë në familje”.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me të marrë informatën, prokurori kujdestar me kujdes dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i ka analizuar dhe trajtuar të gjitha informatat dhe të gjeturat fillestare të këtij rasti. Viktimës i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme, po ashtu, e njëjta është pyetur nëse dëshiron të shkojë në Strehimore, mirëpo ka refuzuar dhe është shprehur se dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj.
Ndërkaq, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të hapet (iniciohet) për dhunë në familje dhe të trajtohet tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ulaj./21Media

Back to top button