Sveçla për barrikadat: Nëse nuk i largon KFOR-i, kemi kapacitete për ta bërë vet

(Lajm i përditësuar)
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha pritjes për t’i tërhequr barrikadat nga KFOR-i po u vjen fundi.
“Presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata mbetet e njëjtë e madje është rënduar. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet”, tha ai.
Sveçla: Kemi bërë kërkesë te ndërkombëtarët për transferimin e Pantiqit në qendrën e paraburgimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kërkesa e serbëve për lirimin e ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme.
Sveçla në një konferencë për media tregoi se gjendja shëndetësore e Pantiqit është e mirë dhe ka trajtimin e duhur.
Ai shtoi se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit.
“Lirimi i Pantiqit është i papranueshëm. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”, tha ai.
16:51 – Sveçla thërret konferencë për media
Ministri i Punëve të Brendshme, (MPB) Xhelal Sveçla do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të mbahet sot në orën 18:00, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitorvicë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?