U rrahën në kabinë, pezullohen nga puna dy pilotë

Dy pilotë të Air-France janë pezulluar nga puna pasi u rrahën mes vete në kabinë.

Piloti dhe bashkë-piloti shkëmbyen grushte teksa fluturonin me një Airbus A320 nga Gjeneva në Paris në muajin qershor, tha gazeta zvicerane e lajmeve La Tribune.

Anëtarët e ekuipazhit të kabinës ndërhynë pasi dëgjuan zhurmën. Një anëtar i ekuipazhit qëndroi në kabinë derisa përfundoi fluturimi. Incidenti nuk ndikoi në fluturim, tha linja ajrore për La Tribune, përcjell rtv21.tv

Incidenti vjen pasi një raport i publikuar nga organi i hetimit ajror të Francës të martën, tha se linja ajrore kishte një kulturë të cilës i mungonte ashpërsia kur bëhej fjalë për procedurat e sigurisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button